Vdes kirurgu i njohur dhe profesori i UP-së

Vdes kirurgu i njohur dhe profesori i UP-së

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur sot kirurgu i njohur kosovar dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Dr.Gazmend Shaqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, përmes një postimi në rrjetin Facebook.

“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës Prof. Dr. Gazmend Shaqri. Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesorin e nderuar! Me respekt! Mr. Sci. Dr. Hajriz Rudari Drejtor i Kilinikës së Kirurgjisë Vaskulare” ka shkruar Rudari në Facebook.

Shaqiri është themelues i kururgjisë vaskulare në Kosovë. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, u zgjodh ligjërues (1969), pastaj ishte prodekan dhe dekan i këtij fakulteti.

Mbrojti doktoraturën nga lëmi i kirurgjisë së enëve të gjakut më 1974 dhe më pas mori edhe tituj shkencorë. Më 1983 u bë profesor ordinar i lëndës së Kirurgjisë në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë udhëhoqi Klinikën e Kirurgjisë dhe të Ortopedisë në Prishtinë.

Një kohë punoi në Pragë. Pas luftës së fundit në Kosovë, udhëhoqi Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare.