Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

Pas një sëmundje të rendë, të premten ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në Prishtinë, Nerxhivane Konushevci, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook lajmin për vdekjen e Konushevcit e ka bërë të ditur, Naser Rrustemaj, kryetar i  Odës së Infermiereve në Kosovë.

Nerxhivane Konushevci ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

Kryetari Rrustemaj, në emër të tij dhe të OIK-së, ka shprehur ngushëllime për familjen e së të ndjerës dhe gjithë kolegëve të saj. /Insajnderi.com

 

 

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë…

Posted by Oda e Infermierëve të Kosovës on Friday, 23 April 2021