
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj, ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës.
Miqtë e tij e kanë përkujtuar kryeprokurorin në rrjete sociale, por nuk tregojnë arsyen e vdekjes.
Selimaj ishte shtrirë në Spitalin e Gjakovës ditën e djeshme. Ai kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Selimaj kishte probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. /Insajderi.com/