Vdes kryeredaktorja ruse e lajmeve, i vë vetës zjarrin

Irina Slavina ishte kryeredaktore e sajtit të lajmeve Koza Press. Motoja e sajtit është “lajme dhe analiza” dhe “pa censurë”. Sajti ka rënë të premten, pasi u bë i ditur lajmi për vdekjen e saj.

Vdes kryeredaktorja ruse e lajmeve, i vë vetës zjarrin

Një kryeredaktore e lajmeve nga Rusia ka vdekur pasi i ka vënë vetës zjarrin përpara zyrës së ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Nizhniy Novgorod, njofton Insajderi.

Irina Slavina, më herët shkroi në Facebook “kërkoj nga ju që ta fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”, shkruan BBC.

Autoritetet kanë konfirmuar se trupi i saj është gjetur me djegie të mëdha.

Slavina tha të enjten policia e ka kontrolluar atë me idenë se ajo po i ndihmon grupit pro-demokracisë “Rusia e Hapur”.

Kanë dalur edhe pamje të momentit kur ajo i vë vetës flakën para zyrës së ministrisë.

Në video, një burrë shihet tek vrapon për ta ndihmuar gruan që ishte kapluar nga flakët. Ajo vazhdimisht e shtynë atë derisa ai provon ta ndihmojë për t’ia shuar zjarrin me pallton e tij.

Komiteti për Hetime në Rusi ka konfirmuar vdekjen e gruas, që la pas vetës burrin dhe një vajzë, por ka mohuar se ka ndonjë lidhje me vdekjen e saj.

Irina Slavina ishte kryeredaktore e sajtit të lajmeve Koza Press. Motoja e sajtit është “lajme dhe analiza” dhe “pa censurë”. Sajti ka rënë të premten, pasi u bë i ditur lajmi për vdekjen e saj./Insajderi.com

Russian journalist sets herself on fire 'in protest at crackdown on her work by Putin's police' - DiazHUB