Vdes kryetari i nëndegës së LDK-së në Zatriq të Rahovecit

Vdes kryetari i nëndegës së LDK-së në Zatriq të Rahovecit

Ka vdekur Arsim Kastrati, kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur, Avdullah Hoti, kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet.

“Sot është ndarë nga ne Arsim Kastrati, kryetar i nëndegës së LDK-së në Zatriq dhe anëtar i Kuvendit të Degës së LDK-së në Rahovec. Jemi të gjithë të pikëlluar për këtë humbje”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Me këtë rast, Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Kastrati dhe gjithë anëtarëve të LDK-së.

“Në emrin tim dhe të Degës se LDK-së në Rahovec, shprehim ngushëllime familjes së Arsimit, miqve të tij dhe të gjithë anëtarëve të LDK-së. Arsimi do të mbetet në zemrat tona si një person i arsyeshëm, punëtor e i përkushtuar”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com 

Fotografia e Avdullah Hoti