Vdes kuzhinieri që përgatiste ushqim për ushtarët e UÇK-së

Vdes kuzhinieri që përgatiste ushqim për ushtarët e UÇK-së

Ka vdekur Isut Longi, i cili gjatë luftës ka përgatitur ushqim për ushtarët e Ushtrisë Çlirmtarëve të Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetri i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Kur njerëzit që ke njohur ndahen nga jeta, mundohemi t’ju kujtojmë diçka që t’i mbajmë në mendje”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ai tutje tha se të ndjerin do ta kujtojnë gjatë për mundin që ka bërë gjatë kohës sa ka shërbyer si kuzhinier i UÇK-së.

“Prehu në paqe Isuf Longi!”, ka përfunduar Ramosaj. /Insajderi.com

May be an image of 1 person