Vdes luftëtari që siguronte municion për UÇK-në

Vdes luftëtari që siguronte municion për UÇK-në

Në fletore të kujtimeve po shkruhen fjalët e fundit për të. E ndërkohë Hajrë Gashi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përcoll deri te varrezat nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ai vdiq në mëngjesin e së hënës. Përderisa dikush nga ta po mbante fotografinë e Hajrë Gashit, ky i fundit u varros i mbuluar me  flamurin kuq e zi.

E këtu po thonë që Hajrë Gashi dha kontribut të madh për çështje kombëtare. Ndërkohë që emocionet të pranishmëve ua mundën fjalët.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

Pavarësisht kësaj Hajrë Gashin, bashkëluftëtarët do ta mbajnë në mend për shumë gjëra. Zekë Zabeli, tregon se si Gashit gjatë luftës ndërtonte vetë armët e zjarrit.

Madje Hajrë Gashi, nuk kishte hezituar që të ndërtonte as bunkerë, si ky këtu në fashitin Rezallë, që Gashi e kishte ndërtuar bashkë me djemtë e tij.

E aktiviteti  i tij gjatë luftës, mbase bëri që numri i njerëzve që shkuan për ngushëllime tek familja Gashi të ishte i madh.

Ndërkohë, Zekë Zabeli tregoi se si Hajrë Gashi sakrifikoi edhe fëmijët kur vendosi të kthehej në Kosovë pas luftës.

Ish Luftëtari i UÇK-së, Hajrë Gashi u varros në fshatin Rezallë të Re në Skenderaj në praninë e një numri të madh të qytetarëve.