Vdes mjeku i njohur nga Gjakova, Rifat Lila

Vdes mjeku i njohur nga Gjakova, Rifat Lila

Mjeku i shquar nga Gjakova, Rifat Lila, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj.

“Lamtumirë miku im i çmuar Dr. Rifat Lila. Sot, Gjakova ka humbur Qytetarin e Nderit Dr. Rifat Lila. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, punëtor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë. Bashkëpunimi me Doktorin ishte i lodhshëm për nga puna por i mrekullueshëm për nga motivi. Sot Gjakova falë bashkëpunimit që kemi pasur ka një nga qendrat mjekësore më të mirat në rajon. Ashtu si ishe bashkëpunëtor si koleg e si qytetar i këtij vendi të jam falënderues gjithë jetën”, ka shkruar Lekaj.

“Doktori ishe gjithmonë afër familjes time dhe çdo familje në Gjakovë je shembulli dhe udhërrëfyesi më i mirë që duhet ndjekur. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne. I shpreh ngushëllime bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Doktor, veprat e tua nuk do vdesin asnjëherë. Lamtumirë miku im!”, është shprehur më tej ai në Facebook. /Insajderi.com