Vdes mjeku kosovar pas infektimit me COVID-19

Vdes mjeku kosovar pas infektimit me COVID-19

Mjeku kosovar, Nijazi Ahmeti, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Ahmeti ishte mjek i estetikës, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit me anë të një postimi në Facebook.

“Sot morem lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dajës tonë Nijazi Ahmeti”.

“Ngushllime familjarëve, shokve dhe gjithë kolegëve, do të kujtojmë gjithmonë me krenari për veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij. /Insajderi.com