Vdes mjeku si pasojë e COVID-19

Vdes mjeku si pasojë e COVID-19

Specialisti i Epidemiologjisë, Muhamet Avdyli, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka kumtuar Oda e Mjekëve të Kosovës, duke deklaruar se Avdyli vdiq gjatë ditës së hënë.

“Dr. Avdyli studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Postimi i plotë pa ndërhyrje

Humb betejë me Koronavirus specialisti i epidemiologjisë nga Peja.

Ndahet nga jeta në moshën 69 vjeçare Dr. Muhamet Avdyli.

Dr. Avdyli studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si gjenerata e dytë ku edhe u diplomua. Përfundoi Specializimin nga Epidemiologjia në Fakultetin e Mjekësisë gjegjësisht në Institutin e Epidemiologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mori thirrjen: Mjek specialist nga Epidemiologjia.

Punoi në Sekretariatin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë. Pastaj ishte Shef i Inspektoratit Sanitar Tetor 1981 – 03 Shtator 1997. Punoi në Qendrën Medicinale – Pejë – Mjek i praksës së përgjithshme (1997 / 1999). Pastaj vazhdoi më punë në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, mjek specialist, Epidemiolog 1999-2002. Drejtorati Komunal i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë. Udhëheqës i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit 2002 – 2003. U.D. Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Pejë 2003 – 2004. Drejtorati Për Punë Inspektuese – Komuna e Pejës 2004 – 2014. Ishte Shef i Sektorit të Inspektoratit Sanitar Veterinar dhe Mbrojtjes së Ambientit. U.D. Drejtor Drejtoratit Për Punë Inspektuese në 3 here nga 8 muaj. QKMF- Pejë dhe Shef i Sektorit të Shëndetit Publik dhe Vaksinimit deri në pensionim 2014-2016 (Imunizimit).

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Insajderi.com