Vdes motoçiklisti në Suharekë pasi goditet nga kamioneta

Vdes motoçiklisti në Suharekë pasi goditet nga kamioneta

Një person ka vdekur të dielën mbrëma pasi derisa ishte me motoçikletë është goditur nga një kamionetë në fshatin Peqan të Suharekës.

Siç bën të ditur policia, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com