
Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Baqaj, ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e të resë nga Gjakova e dha Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në këtë njoftim, Gjykata ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e të ndjerës.
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë. Prehu në paqe!”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.