Vdes në QKU e lënduara në aksidentin që kishte ndodhur para dy muajsh

Vdes në QKU e lënduara në aksidentin që kishte ndodhur para dy muajsh

Policia e Kosovës njofton se nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë njoftuar se ka ndërruar jetë një femër e cila ishte aksidentuar më 30 shtator.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës ndërsa tashmë e ndjera ishte shtruar në repartin intensiv në QKU deri ditën e djeshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.