Vdes në QKUK e mitura që u aksidentua para dy muajsh në Pejë

Vdes në QKUK e mitura që u aksidentua para dy muajsh në Pejë

Një e mitur e cila po trajtohej në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës ka ndërruar jetë të martën rreth orës 18:00, njofton Insajderi.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 02.10.2020 rreth orës 13:35 në Pejë.

Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare e cila kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve nga aksidenti në trafik me datën 22.12.2020 ora 18:00 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com