Vdes në QKUK e mitura që u aksidentua para tri javësh në Lipjan

Vdes në QKUK e mitura që u aksidentua para tri javësh në Lipjan

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë lëndimeve të marrë në një aksident të ndodhur më datë 30 tetor në Lipjan, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e saj 24-orësh, ku tutje tha se viktima është një vajzë e mitur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rruga Shtime-Komoran, fshati Krojmir, Lipjan 30.10.2020 – 20:10.Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com