Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, të dielën, ka vdekur fëmija që ishte aksidentuar më 27 prill 2021 në rrugën “Rexhë Avdija” në Pejë, njofton Insajderi.
Sipas policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Rexhë Avdija, Pejë, 27.04.2021-17:00. Me 16.05.2021 lidhur me rastin viktima femër kosovare (fëmijë) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK me dt.16.05.2021 ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com