Vdes në QKUK, i aksidentuari më 22 mars në Lipjan

Vdes në QKUK, i aksidentuari më 22 mars në Lipjan

Një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima ka ndërruar jetë më datë 28 mars, pasi që nuk arriti t’i mbijetojë më gjatë plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në Lipjan më 22 mars.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lipjan 22.03.2021-19:20. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 28.03.2021 ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com