Vdes në QKUK këmbësorja që u aksidentua në Mazgit

Vdes në QKUK këmbësorja që u aksidentua në Mazgit

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites së djeshme në fshatin Mazgit të Prishtinës, njofton Insajderi.

Gruaja e cila ishte këmbësore nga lëndimet e rënda që ka marrë nga ky aksident, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori femër kosovare nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com