Një person ka ndërruar jetë pasi ishte duke marrë trajtim mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më datë 23 janar të këtij viti, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tutje njoftohet se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë (EN:) 23.01.2021 – 17:17.Lidhur me rastin me datën 03.02.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com