Vdes në QKUK personi që u plagos para një jave në Viti

Vdes në QKUK personi që u plagos para një jave në Viti

Një vrasje ka ndodhur më 7 nëntor në fshatin Biniq të Vitisë rreth orës 20:00, për çka Policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, personi që ishte plagosur, ka ndërruar jetë në Spitalin e Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Biniq, Viti 07.11.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com