
20 vjeçari, Gëzim Kllokoqi nga Prishtina, ka vdekur në Siri, nga plagët e marra një muaj më parë në luftimet atje.
Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar familjarët e kosovarit.Ata kanë pohuar se ai në Siri kishte shkuar tre muaj më parë.
Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupeve terroriste në Siri dhe Irak, vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës.
Sipas informatave që Qeveria e Kosovës ka të paktën 300 kosovar deri më tani i janë bashkuar organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.
Sipas një studimi të publikuar më herët nga Qendra Kosovare për Studime dhe Siguri, thuhet se arsyeja kryesore përse të rinjtë e Kosovës i bashkohen këtyre luftërave është struktura e dobët e shtetit të Kosovës, korrupsioni, varfëria, sistemi i dobët ekonomi dhe politika e paqëndrueshme.