Një person ka vdekur pas më shumë se një javë trajtim në një spital jashtë vendit, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se rasti kishte ndodhur më datë 8 janar të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com