Ka ndërruar jetë babai i ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-ministri Bytyqi, i cili njoftoi se babai i tij ka qenë i infektuar me Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar tutje se i ndjeri do të varroset sot, por për shkak të pandemisë varrimi i tij do të bëhet vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.
“Sot në ora 9:10 vdiq baba i jonë, Qerim Bytyqi, në moshën 82 vjeçare. Pas një sëmundje të shkurtër dhe me pas i shoqëruar edhe me COVID-in ai nuk arriti te ja dal”.
“Ju njoftojmë se varrimi i babës tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjja Bytyq, në ora 17:00. Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar”, ka shkruar Bytyqi. /Insajderi.com/
NJOFTIM
Sot ne ora 9:10 vdiq baba i jone, Qerim Bytyqi, në moshen 82 vjecare. Pas nje semundje të shkurtër dhe me pas i…
Posted by Shyqiri Bytyqi on Monday, July 27, 2020