Fotografi i njohur kosovar, Agush Qorri, ka humbur jetën sot si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.
Qorri i cili nuk arriti të fitojë betejën me Coronavirus, vdiq sot në moshën 80 vjeçare.
Ai ishte edhe babai i dy dëshmorëve, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e të ndjerit.
Njoftimi i plotë për vdekjen:
Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.
Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.
Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.
Famijaret kanë njoftuar se për shkak të pamundësisë ceremonia mortore do të bëjnë vetëm me rrethin e ngushtë famljar. /Insajderi.com/