Vdes nga Coronavirusi infermieri i Spitalit të Mitrovicës

Vdes nga Coronavirusi infermieri i Spitalit të Mitrovicës

Infermieri i Spitalit të Mitrovicës, Sherafedin Mehmeti – Sheki, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Infermieri tashmë i ndjerë ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, të cilët kanë treguar se infermieri Mehmeti tash e sa vite ishte diagnostikuar me diabet.

“Me datë14.08.2020 vdiq infermieri i Spitalit tonë Sherafedin Mehmeti -Sheki,derisa ishte duke u mjekuar në Spitalin-Vushtrri nga covid-19. Sheki ka disa vite i diagnostikuar me Diabetes mellitus typ-2 dhe Hypertensio arterialis. Kolegu ynë mbahet mend si djalë punëtor, i urt,i ndershëm çdo here në shërbim të pacientve. Ngushëllime familjes dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com