Mjeku pneumolog në Shqipëri, Anibal Byberaj, ka humbur betejën me Covid-19, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur Byberaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Coronavirus, gjë që e solli atë në gjendje të rëndë shëndetësore për ditë me radhë.
Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore, por vdiq në mbrëmjen e djeshme.
Byberaj është i mjeku i tretë që ndërron jetë si pasojë e covid, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit, në Prishtinë.
Edhe në Kosovë, numri i punëtorëve shëndetësorë të vdekur nga ky virus deri më sot, ka arritur në tre. /Insajderi.com/