Vdes nga Coronavirusi veterani që u ftua nga Specialja

Vdes nga Coronavirusi veterani që u ftua nga Specialja

Ishte ftuar nga Specialja, vdes veterani i UÇK’së si pasojë e COVID-19

Veterani I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Njoftimi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Eset Ujkani ishte nga Vinarci i Mitrovicës dhe ishte ushtar i Zonës Operative të Shalës.

Ndryshe Ujkani është i ftuar nga Gjykata Speciale më 25 gusht.

Njoftimi i plotë i Haxhiut:

U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.

Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.

Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.

I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm! /Insajderi.com