Zyrtari i Policisë së Kosovës, Miftar Kurti, ka ndërruar jetë gjatë së premtës në Spitalin e Përgjishëm të Vushtrrisë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë njoftuar se ai nuk ka arritur të luftoj më gjatë me këtë sëmundje, duke treguar se varrimi bëhet sot në orën 13:30, por që në të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar për shkak të situatës me pandeminë.
“Te Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi”
Vëllezër dhe motra ju njoftojmë se sot me datën 21:08:2020 ndrroi jetë…
Posted by Besim Kurti on Friday, August 21, 2020
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana, i cili tha se zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë i intubuar.
“Dje ka ndërruar jetë zyrtari policor, Miftar Kurti, nga COVID-19. Mbi tri javë ka qenë i shtruar në spital, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë në intubim”, ka thënë koordinatori Pllana.
Ndryshe, vetëm gjatë ditës së premte, në gjithë Kosovën, pozitivë me COVID-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona ndërruan jetë. /Insajderi.com