Vdes nga COVID-19 hoxha i Drenasit

Vdes nga COVID-19 hoxha i Drenasit

Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se hoxha nga Drenasi, Hajrullah Hoxha, ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme.

“Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./Insajderi.com