Infermierja Miradie Pllana-Hoti, e cila ka punuar në Klinikën e Neurologjisë, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të cilët me anë të një njoftimi shprehën ngushëllime familjes së infermieres tashmë të ndjerë.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK”.
“Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate. /Insajderi.com