Vdes nga Covid-19, ish zyrtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Vdes nga Covid-19, ish zyrtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha, njofton Insajderi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kolegu i tij, Bashkim Perçuku, në rrjetin e tij social Facebook.

Në njoftimin e Perçukut shprehet pikëllimi për vdekjen e Shefqet Berishes, njëherit dhe i shprehet ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në nga fillimi i pandemisë Covid-19, disa  zyrtarë shtetërorë janë prekur nga ky virus.

Vetëm këto dy ditë, në Kosovë ka pasur numër të madh të vdekjeve nga Covid-19 dhe numri ka shkuar në 32.