Kuzhinieri kosovar, Përparim Babalija, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Vdekjen e tij e bëri të ditur një restaurant i njohur në Shqipëri.
Në njoftim thuhet se ai ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.
“Përparim Babalija, një nga shefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në këtë njoftim. /Insajderi.com