Vdes nga COVID-19 një 66 vjeçare në Pejë

Vdes nga COVID-19 një 66 vjeçare në Pejë

Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66 vjeçare, e shoqëruar edhe me sëmundje tjera, ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në njoftim gjithashtu thuhet se deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 pacientë janë shëruar nga Covid-19.

Nga personeli i Spitalit pesë mjek, shtatë infermierë dhe 2 bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19.

Kurse, gjatë 24 orët e fundit në 186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

Tani për tani në këtë spital në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 48 të konfirmuar, dhe 16 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 25 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë./Insajderi.com