Vdes nga COVID-19 pacienti nga Shtimja – gjashtë viktima vetëm sot nga virusi

Vdes nga COVID-19 pacienti nga Shtimja – gjashtë viktima vetëm sot nga virusi

Pacienti i radhës që ka vdekur nga COVID-19 vjen nga Komuna e Shtimes, i gjashti gjithsejtë vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëjnë të ditur nga kjo komunë, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se janë shënuar edhe tre raste të reja me Covid-19.

“Sipas njoftimit të IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, sipas rezultateve te mostrave te marrura me date 13. 7. 2020 rezulton t’i kemi 3 te infektuar me virusin Covid-19”.

Tutje bëhet e ditur se që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Shtime, deri më sot janë regjistruar gjithsej 45 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 28 raste janë shëruar, 14 janë raste active dhe tre persona kanë vdekur.

“Në Shtime nga rasti i parë e deri më tani kemi të regjistruar gjithsej 45 pacientë me Covid -19, 28 raste të shëruar, 14 raste aktive dhe 3 raste të vdekjes”.

“Ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre që kanë humbur betejën me Covid-19, më datë 16 prill 2020 F.G, më 15 korrik 2020, M. K dhe sot më 17 korrik 2020 Xh.K”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Insajderi.com/