Ka vdekur një 29-vjeçare nga Gjilani, e cila ishte e infektuar me Coronavirus.
Ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar të mërkurën Mentor Alimusaj, shef i Mjekësisë Intensive Qendrore-COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili tha se viktima ka ndërruar jetë të hënën.
“Më datë 30 gusht 2021 ka ndërruar jetë pacientja me inicialet N.RR viti i lindjes 1991, si pasojë e infektimit me COVID”, ka thënë Alimusaj për Telegrafin.