Vdes nga COVID-19 zëvendësdrejtori i burgut të Dubravës

Vdes nga COVID-19 zëvendësdrejtori i burgut të Dubravës

Zëvendësdrejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Hivzi Syla, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Siç bëhet e ditur nga të afërmit e Sylës, ai vdiq gjatë të premtes së 9 prillit.

Syla në vitet e ‘90-ta ishte aktivist i pandalshëm. Gjatë luftës iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurse, pas luftës ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, duke qenë për rreth 10 vjet edhe sekretar i përgjithshëm, e së fundi anëtar i Këshillit Drejtues.

Po ashtu, Syla deri në momentet e fundit të jetës ishte edhe zëvendësdrejtor i QKK-së në Dubravë. /Insajderi.com