
Të enjten një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.
Sipas mediave atje, Ilirian Bytyqi nga fshati Nishor, pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë, dhe inspektorati i punës po merret me rastin.
Ndërkaq, lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga mediat lokale në qytetin e Suharekës./Insajderi.com