
Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën ka raportuar për tre raste të vdekjeve si pasojë e Coronavirusit.
Po ashtu janë regjistruar 844 infeksione të reja nga 7 mijë e 725 mostra.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 141 mijë e 365 raste me COVID-18.
Me fatalitet kanë mbaruar 2 mijë 483, ndërsa janë shëruar 131 mijë e 812.
Raste aktive janë 7 mijë e 70. /Insajderi.com