Vdes një 22 vjeçar kosovar në Suedi

Vdes një 22 vjeçar kosovar në Suedi

Një 22 vjeçar nga Botusha e Koshares ka vdekur të shtunën si pasojë e një aksidenti tragjik në Suedi, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Miq shokë dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA, tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku ne Suedi. E lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë. Ishe i vetmi djalë në familje i HASTRETIT, na e këpute shpirtin dajë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut ishte përplasur më një kamion. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë.

“Përplasja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, thuhet në një media suedeze./Insajderi.com