Vdes një 29 vjeçare në aksident

Vdes një 29 vjeçare në aksident

Një grua ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e një veture në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Viktima është SH.J., 29 vjeçare.

Rastin për Insajderin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Ahmeti

Hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./Insajderi.com