Vdes një 33 vjeçar i infektuar me COVID-19

Vdes një 33 vjeçar i infektuar me COVID-19

Një 33-vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit, ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka njoftuar se viktima ka vdekur rreth orës 14:30, ndërsa katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë prekur nga kjo pandemi.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19”.

“Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë ai për KK.

“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, ka thënë Latifi. /Insajderi.com