Vdes 38 vjeçari në Gjakovë pasi ra nga ndërtesa

Vdes 38 vjeçari në Gjakovë pasi ra nga ndërtesa

Një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga rënia e një ndërtese, njofton Insajderi.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili njoftoi se viktima është nga Malisheva.

“Me datë 12.01.2021 rreth orës 16:20 Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër nga kati i -V-të në Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kanë dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva”, ka njoftuar Gjurkaj.

Tutje, ai njoftoi se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, tha Gjurkaj./Insajderi.com