Vdes një 38 vjeçar nga Coronavirusi në Prishtinë

Vdes një 38 vjeçar nga Coronavirusi në Prishtinë

Një 38 vjeçar nga Prishtina nuk ka arritur të fitojë luftën ndaj Coronavirusit, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa u njoftua se 11 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit nga ky virus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti tutje njofton se edhe 688 raste pozitive kanë rezultuar gjatë kësaj kohe, nga gjithsej një mijë e 865 mostra të testuara.

“Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com