
Aksident me fatalitet në autostradën Ibrahim Rugova Një person ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në autostradën Ibrahim Rugova.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se inicialet e personit janë XH. M dhe është i lindur në vitin 1966, kurse sipas Krasniqit ngjarja ka ndodhur në ora 17:00, në daljen veriore të autostradës për Prizren.
Ndërsa lidhur me këtë rast edhe një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit.