Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e mëngjesit, ka vdekur pacienti E. K., i lindur në vitin 1968 nga Komuna e Rahovecit.
I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19, njofton Insajderi.
Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.
Shumica e të vdekurve që kanë qenë të infektuar me virus, kanë pasur edhe sëmundje tjera përcjellëse./Insajderi.com