
Edhe një person ka vdekur gjatë ditës së sotme si pasojë e infektimit nga Covid-19.
Viktima është një 63 vjeçar nga Fushë-Kosova, i cili ishte i prekur me coronavirus, ndërkaq ka ndërrruar jetë në spital, meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë sëmundjes.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tutje ka shtuar se viktima përveç diagnostikimit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Po një 63-, ka qenë i shtruar në spital, nuk i ka përballuar sëmundjes, ka vdekur. Ka qenë i diagnostikuar me Covid-19 si dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Topalli.
Kjo është viktima e dytë nga Covid-19 në ditën e sotme, meqë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë një 67 vjeçar i prekur me coronavirus. /Insajderi.com/