Vdes një 67-vjeçar nga coronavirusi në Pejë

Vdes një 67-vjeçar nga coronavirusi në Pejë

Një 67-vjeçar nga Peja është viktima e radhës nga Coronavirusi në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës nëpërmjet një postimi në Facebook, në shkrimin e të cilëve thuhet se viktima ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, thuhet në kumtesën e Spitalit të Pejës, njofton Insajderi.

Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Sunday, July 19, 2020

 

Kjo është viktima e 131-të nga COVID-19 në Kosovë, pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë ditës së djeshme ka njoftuar për 130 viktima të këtij infeksioni, gjashtë nga të cilat janë regjistruar dje.

Që nga fillimi pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej pesë mijë e 617 raste pozitive me koronavirus, prej tyre dy mijë e 811 janë shëruar, ndërsa dy mijë e 676 janë ende raste aktive. /Insajderi.com/