
Sot (e shtunë) ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se e ndjera meqë nuk kishte ishte e vetme, nuk kishte familje, kanë vendosur që së bashku me Bashkësinë Islame të Kosovës të ia organizojnë varrimin.
“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste”.
“Së bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti në faqen zyrtare në Facebook./Insajderi.com