Vdes një e moshuar nga Covid-19 në Kosovë

Vdes një e moshuar nga Covid-19 në Kosovë

Edhe një viktimë si pasojë e infektimit me Coronavirus, është shënuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitive me Covid-19, por që nuk ka arritur t’i bëjë ballë më shumë këtij infeksioni.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur i biri i viktimës, Gani Halilaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se për shkak të situatës me pandeminë, varrimi do të bëhet vetëm në prezencë të familjarëve.

“Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19”.

“I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi!”, ka shkruar Halilaj.

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 103 raste të reja me koronavirus, derisa është njoftuar për gjashtë të vdekur. /Insajderi.com/