
Një grua ka raportuar në polici të premten se i ka vdekur foshnja gjatë lindjes në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, njofton Insajderi.
Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka arrestuar një doktor.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com